Basketboll

JAMES ME LAKERS, AFËR FINALES SË PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers janë afër kalimit në finale të lindjes, pas fitores së mbrëmshme ndaj Houston Rockets në ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale.

Lakers të prirë nga dyshja, James e Davis që po shkëlqejnë si tandem këtë stinor, mposhtën ekipin e Houstonit me rezultat të përgjithshëm, 100-110, duke e mbajtur rezultatin në favor të vetin përgjatë gjithë kohës dhe në fund me meritë erdhën deri tek fitorja.

Davis luajti me double-double këtë ndeshje, duke realizuar 29 pikë e 12 kërcime, ndërsa LeBron James ishte afër triple-double’it, 16 pikë, 15 kërcime e 9 asistime.

Tek Houstoni s’mjaftuan për triumf, Russell Westbrook me 25 pikë e as James Harden me 21 pikë e 10 asiste.

Seria e ndeshjeve mes skuadrave shtohet në 3-1 në të mirë të Lakers, ndërsa ndeshja e radhës luhet më 13 shtator.

/AsistiOnline.com/  

https://www.youtube.com/watch?v=VSe55ZnYJl8&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.