Basketboll

EKSKLUZIVE: SIGAL PRISHTINA PRANË MARRËVESHJES EDHE ME NJË LOJTAR TË RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtina si duket po e sheh si vend tejet adekuat, klubin e Rahovecit për t’u përforcuar me lojtarë për stinorin e ri.

Nga burime të mirë-informuara me klubin prishtinas, AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se kryeqytetasit janë shumë pranë kompletimit të marrëveshjes me basketbollistin nga Peja, Arian Qallaku që së fundmi ishte pjesë e klubit të Rahovecit.

Ujdia e Prishtinës me basketbollistin pejan, shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet edhe nga klubi më i trofeshëm në vend. AsistiOnline.com ditën e djeshme poashtu raportoi ekskluzivisht, se edhe ish-lojtari tjetër i Rahovecit, Altin Morina pritet të kalojë tek Prishtina.

Me ”vreshtarët” Qallaku kishte mesatare prej, 11.5 pikë, 3.9 kërcime dhe 2.5 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.