Basketboll

BOSTONI FITON DHE NGUSHTON SERINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar duelin e tretë final të Konferencës Lindore në NBA, ndaj Miami Heat.

Celtics kanë arritur të triumfojnë ndaj Miamit me rezultat, 106-117, në një ndeshje që në tërësi i’u takoi djelmoshave të Brad Stevens të cilët nga fillimi e deri në fund, për asnjë moment s’e lëshuan epërsinë.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Bostonit në mesnatë ishin: Jaylen Brown me 26 pikë e 7 kërcime, si dhe Jayson Tatum me 25 pikë e 10 kërcime. Vlen të ceket se në këtë ndeshje për Bostonin u rikthye nga lëndimi edhe Gordon Hayward i cili në këtë përballje luajti për 30 minuta dhe pati 6 pikë, 5 kërcime e 4 asiste.

Tek Miami s’mjaftuan për triumf, Bam Adebayo me 27 pikë e 16 kërcime, por as Tyler Herro me 22 pikë.

Tash seria e ndeshjeve ngushtohet në 2-1, në të mirë të Miamit dhe ndeshja e katërt e serisë luhet më 24 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.