Basketboll

DAVIS VENDIMTAR, LAKERS THELLOJNË SERINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers e kanë arritur edhe fitoren e dytë me radhë ndaj Denver Nuggets, në kuadër të serisë finale të Konferencës Perëndimore në NBA.

Me shënimin nga vija për tre pikë të Anthony Davis në sekondën e fundit të ndeshjes, Lakers mposhtën Nuggets minimalisht, 105-103, por shumë vlefshëm, pasi tashmë janë vetëm dy fitore larg finales së madhe.

Përpos që i’a solli fitoren Lakers, Davis shkëlqeu në përgjithësi në takimin e mbrëmshëm duke realizuar, 31 pikë, e 9 kërcime, i ndihmuar edhe nga LeBron James me 26 pikë, 11 kërcime e 4 asiste.

Tek Nuggets s’mjaftoi për fitore, Nikola Jokic me 30 pikë, 9 asiste e 6 kërcime.

Tash seria e fitoreve thellohet në 2-0 në të mirë të Lakers dhe ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 23 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.