Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI KONFIRMON TRAJNERIN QË DO I PRIJË SKUADRËS PËR STINORIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka filluar më në fund, me zyrtarizmin e kompletimit të skuadrës për edicionin e ri.

”Vreshtarët” nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, kanë konfirmuar lajmin se kanë vazhduar bashkëpunimin me trajneri nga Peja, Bujar Loci i cili përkundër telasheve financiare të skuadrës, do ti qëndrojë besnik klubit me të cilët arriti marrëveshje bashkëpunimi edhe në fund të stinorit të kaluar.

Trajneri pejan, Bujar Loci do të jetë trajner i Rahovecit në edicionin ri. Përkundër faktit sesi rrodhën gjërat së fundi në kampin tonë, ai është pajtuar me bordin e ri për të vazhduar bashkëpunimin, e filluar para pandemisë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit të Rahovecit.

Të kujtojmë se skuadra e Rahovecit, ditë më parë u bë me bord dhe kryetar të ri edhe pse në pozita të përkohshme.

Klubi ”vreshtar” ende nuk ka lajmëruar për ndonjë transferim të ri, apo rinovim kontrate me lojtarë, por pritet që shumë shpejtë ta bëjë një gjë të tillë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.