Basketboll

RAHOVECI DHE VESELI VAZHDOJNË BASHKËPUNIMIN EDHE PËR NJË STINOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka vazhduar bashkëpunimin me një nga lojtarët kryesorë të ekipit, nga edicioni i kaluar.
 
Bëhet fjalë për Alban Veselin, i cili sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, pritet të mbetet te Rahoveci edhe për një stinor e lajmi për ujdinë mes palëve pritet të bëhet shpejtë publik edhe nga skuadra ”vreshtare”.
 
Veseli me skuadrën e Rahovecit në edicionin e fundit kishte mesatare prej, 11.3 pikëve, 5.1 kërcimeve dhe 1.4 asisteve për ndeshje.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.