Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON QENDRËN E HUAJ, PAK PARA MESNATËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar basketbollistin e tretë të huaj në skuadër, për edicionin e ri i cili fillon në më pak se një muaj.

”Vreshtarët” nëpërmes faqes zyrtare, kanë njoftuar para pak çastesh, se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Amadi Ikpeze.

Ikpeze është i gjatë plotë 2.08cm dhe luan në pozitën e qendrës. Në katër sezonet e fundit, qendra shtatëgjate ishte pjesë e skuadrës ”St.Bonaventure University” nga liga e kolegjeve amerikane, NCAA me të cilët kishte mesatare prej, 3.6 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 0.3 asisteve për ndeshje.

Me këtë transfer, skuadra e Rahovecit e ka përmbyllur merkaton verore dhe ekipin në këtë stinor do ta udhëheq tkeniku nga Peja, Bujar Loci.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.