Basketboll

AMERIKANE EDHE TE KASTRIOTI I FERIZAJIT

Prishtinë(AsistiOline) – Superliga e Kosovës në Basketboll në konkurencën e femrave, sivjet pritet të jetë shumë më interesante dhe tërheqëse për publikun, për dallim nga stinorët e kaluar.

Kjo për faktin se klubet e basketbollit kosovar femëror, shumica prej tyre kanë afruar në roster minimum edhe nga një lojtare të huaj. Ku përpos Bashkimit e Prishtinës edhe skuadrat si Kastrioti e Vëllaznimi, do të kenë në përbërje lojtare të huaja.

Skuadra e Kastriotit nga Ferizajit, ka transferuar në radhët e veta plejmejkeren amerikane, Amani Alexander e cila mbylli stinorin e saj të kaluar me kolegjin, “San Francisco State University” nga NCAA 2 me një mesatare prej 9.5 pikëve, 4 kërcimeve dhe 4 asistimeve për ndeshje.

Me lojtaret vendore që ka në dispozicion dhe me një të huaj në ekip, skuadra e Kastriotit e prirë nga trajnera femër, Kimete Haliti, pritet që t’ju kundërvihet ekipeve të tjera në basketbollin kosovar femëror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.