VËLLAZNIMI ME DY AMERIKANE, SYNON TROFETË
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy përforcime tejet cilësore për stinorin e ri në Superligën e femrave, ka arritur ti transferojë në radhët e veta edhe skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës.
Drejtuesit e klubit gjakovarë, kanë transferuar në skuadër dy basketbolliste të huaja amerikane, një fundore si dhe një lojtare të pozitës qendër.
Raven Baker plejmejkere nga Universiteti i Arkansasit me gjatësi 1.75 dhe me statistika për dy sezone të grumbulluara në total, 283 pikë të shënuara dhe 112 kërcime.
Dhe qendra, Sarah Mgbeike që luan në pozitën 4/5 me gjatësi 1.85 cm. Mgbeike vije nga NAIA Conference, konkretisht nga skuadra, ”Our Lady of the Lake University” me të cilët kishte mesatare prej, 4.0 pikëve, 4.0 kërcimeve dhe 1.0 asiste për ndeshje.
Natyrisht që me lojtaret vendore dhe dy transferet e huaja, skuadra e Vëllaznimit që drejtohet nga Pal Syla, synon kreun e tabelës në basketbollin kosovar femëror.
Komentet janë të mbyllura.