Basketboll

SI DEBUTUAN PËRFORCIMET E HUAJA TË RAHOVECIT?

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit u kualifikua sonte në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës me fitore ndaj Trepçës dhe tash takohet me Sigal Prishtinën në fazën para-finale.

Por cili ishte kontributi në debutim i tre lojtarëve të huaj, që Rahoveci i transferoi për këtë sezon?

Jones, Traylor dhe Ikpeze së bashku në ndeshjen e parë me Rahovecin shënuan, 52 pikë, 25 kërcime dhe 7 asiste dhe me këtë mund të thuhet, se ishte një paraqitje premtuese dhe tejet e mirë e tyre.

Marvin Jones realizoi: 21 pikë, 5 kërcime, 3 asiste dhe 2 vjedhje topash.

Isaiah Traylor pati: 18 pikë, 3 kërcime, 3 asiste dhe 2 vjedhje topash.

Ndërsa qendra, Amadi Ikpeze realizoi double-double: 13 pikë, 17 kërcime, 4 bllokada dhe 1 asist.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.