Basketboll

BASHKIMI-VËLLAZNIMI, SFIDA QË MBYLL XHIRON E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e fundit dhe që e mbyll xhiron e tretë të Superligës së Kosovës, zhvillohet në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Bashkimi që drejtohet nga tekniku, Illmen Bajra e pret në Prizren, skuadrën e promovuar sivjet në Superligë, Vëllaznimin e Gjakovës. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse kuqezinjtë dy humbje nga dy ndeshje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Java 3

E enjte

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.