Basketboll

EFESI TRIUMFON ME SHUMË VËSHTIRËSI NDAJ MACCABIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka arritur fitoren e dytë rresht në kuadër të xhiros 7 në Euroligë.

Ekipi i udhëhequr nga Ergin Ataman, ka mposhtur në shtëpi, Maccabi Tel Avivin me rezultat shumë të ngushtë prej,  91-89.

Rodrigue Beaubois me 23 pikë e Tibor Pleiss me 20 sosh, ishin më të merituarit për këtë fitore të Efesit sonte.

Në anën tjetër tek Maccabi s’mjaftuan për triumf, Bryant me 22 pikë e Wilbekin me 15 sosh.

Me këtë fitore, Efesi ngjitet në zonën ‘play off’ të renditjes tabelare, ndërsa Maccabi bie në pozitat e fundit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.