Basketboll

PONTE PRIZRENI KOMPLETON MARRËVESHJEN ME NJË SUPER-LOJTAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër që ndeshjet e fundjavës në Superligën e Kosovës në Basketboll janë pezulluar, ky vendim nuk e ka ndalur skuadrën e Ponte Prizrenit që të përforcohet në radhët e veta edhe më shumë për ti arritur synimet e veta.

Prizrenasit kanë transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan dhe tejet cilësor, Xavier Cannefax.

Cannefax i gjatë 188cm, luan në pozitën e organizatorit dhe në stinorin 2019/20 ishte pjesë e skuadrës elitare holandeze, ”Apollo Amsterdam” dhe ishte koshashënuesi më i mirë i Superligës së Holandës me 21.9 pikë, por kishte edhe 4.5 asiste dhe 3.4 kërcime për ndeshje.

Pa dyshim që me këtë transfer të bujshëm, Ponte Prizreni futet fuqishëm në garë për trofe në basketbollin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.