Basketboll

KASTRATI ME PRIMORSKËN, MPOSHTEN ME SHUMË TELASHE NGA ZVEZDA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastrati është paraqitur sonte me skuadrën e tij, Primorska në kuadër të xhiros së 6-të në ABA Ligë.

Në këtë sfidë që ishte shumë interesante dhe u transmetua në Art Sport 1, Primorska e Kastratit u mposht nga Crvena Zvezda me rezultat të ngushtë, 72-84.

Erjoni në këtë sfidë kontriboi me 10 pikë, 1 asist e 1 vjedhje topi.

Të kujtojmë se Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet e saj të radhës i zhvillon në nëntor dhe Erjoni na duhet në formë sa më të lartë, sikur po luan edhe tash.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.