Basketboll

VAZHDON SHKËLQIMI I EDONIT NË LIGËN BALTIKE, FUTET PËRSËRI NË 5-SHEN E JAVES

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti mitrovicas, por i lindur dhe rritur në Finlandë, Edon Maxhuni po vazhdon të shkëlqejë me ekipin e tij estonez, ”Parnu”.
Edhe pse në këtë vikend, skuadra e tij pësoi në Ligën Baltike nga ”Tartu Ulikool” me rezultat, 88-80. Edoni edhe në këtë sfidë, ishte basketbollisti më i dalluar i skuadrës së tij, me double-double prej, 21 pikëve, 11 asisteve, 3 kërcimeve dhe 1 vjedhje topi.
Kjo performancë por edhe ajo e mesjavës, Edonit i janë shpërblyer me futjen në 5-shen e javës nga Liga Baltike dhe vlen të ceket se Edoni është në garë edhe për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tetor.
Të kujtojmë se djaloshi mitrovicas grumbullohet rregullisht edhe me Kombëtaren e Finlandës dhe pikërisht së fundmi është përzgjedhur përsëri nga selektori i ekipit kombëtar të finlandezëve, për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ku ata do të ndeshen me ekipin e Serbisë dhe Gjeorgjisë.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.