A MUND TË PEZULLOHEN APO ANULOHEN GARAT PËRSËRI, TREGOJNË KRERËT E SPORTIT
Flasin, kreu i FBK-së, sekretari i MKRS-së dhe kreu i KOK-ut...
Prishtinë(AsistiOnline) – Lidhur me mundësinë për ndërprerjen e sërishme të garave këtë vikend apo në të ardhmen, kryetari Fetahu tha se kjo do të ishte katastrofale.
”Cka mund të ndërmarrim dhe çfarë masa do të mund të pritej që të ndërmerren prej FBK-së, Veçse do të reagonim ashpër, për këtë që do të mund të ndodhte potencialisht, une s’dua as të mendoj, se do të ndodhë një gjë e tillë. Nëse kemi një ndalesë të sërishme, atëhere na duhet prapë ti zhvendosim garat, prej fundjavës në mesjavë, apo ti shtyejmë për një javë apo dy, por ajo që sigurisht do të jetë e vërtetë për basketbollin është se ne nuk do ti pezullojmë garat më dhe nuk do ti ndalim ato”, tha Fetahu.
I vetëdijshmë për pasojat negative është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ibër Alaj i cili shpjegon se aktivitetet do të ndërpriten vetëm nëse vendi hynë në karantinë totale
”Duke ditur se në rast se hymjë edhe njëherë në një ndalesë të tillë, mund ti humbim gjeneratat dhe kur them gjenerata, është gjeneratat e reja të cilat janë potencialisht e ardhmja e sportit, qoftë në Kosovë, por qoftë edhe në marrjen e medaljeve në arenën ndërkombëtare. Kështuqë konsideroj se vetëm nëse hyme në një gjendje të jashtëzakonshme e cila nuk e dëshirojmë asnjëri nga ne. Por kjo është në dorën tonë, dmth është në dorën e sportistëve, është në dorën e udhëheqësive të klubeve dhe federatave sportive në mënyrë që t’ju përmbahemi rregullave, ti përmbahemi manualit për organizimin e ndeshjeve”, tha Alaj.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani vlerëson se ndalja e aktiviteteve dhe garave sportive është gabim për shkak të ndikimit që sporti dhe rekreacioni kanë në shëndetin e njeriut
”Duke marrë parasysh që e ruan dhe përmirëson shëndetin, por edhe e ruan imunitetitn, une po them që gjithsesi sporti duhet të lejohet të zhvillohet në masa strikte të ruajtjes me përcaktim të roleve të disa njerëzve të individëve, apo grupe që do të përkujdesen për respektimin strikt të masave sipas OBSH-së, IKSHP-së dhe MSH-së”, tha Hasani.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.