Basketboll

SI I KANË PARË KËRCËNIMET E LOJTARËVE PËR BOJKOT, KRERËT E SPORTIT NË VENDIN TONË

Në lidhje me këtë, flasin kreu i FBK-së dhe ai i KOK-ut, si dhe sekretari i MKRS-së...

Prishtinë(AsistiOnline) – Lidhur me revoltën dhe pakënaqësitë e basketbollistëve për moskujdesin total ndaj tyre dhe mirëqenies së tyre gjatë 8 muajve të shkuar kur garat u ndaluan, kampionati u anulua dhe askush nuk i qau hallet për mbijetesën e tyre, kur dihet se shumica e kanë basketbollin profesion dhe burim të vetëm të ardhurave, sekretari Alaj theksoi se Ministria tashjmë e ka planin për ndihmë sportit kosovarë dhe së shpejti do të realizohet.

Po këto kërkesat e tyre ne do ti trajtojmë veçantë në mënyrë që ata të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre në aspektin profesional dhe normal në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të na prezentojnë si në të kaluarën. Meqenëse ata e kanë përfaqësuar Kosovën dhe vlerat tona dhe ne i vlerësojmë shumë lartë, punën dhe angazhimin e tyre”, thotë Alaj.

Kryetari i Komitetit Olimpik Hasani po ashtu potencoi se Qeveria duhet të kujdeset për sportistët dhe kishte mirëkuptim për revolen e basketbollistëve

Unë kam mirëkuptim në këtë rast, sepse ata kanë pasur humbje të mëdha, siç ka pasur edhe sporti në përgjithësi. Dhe une besoj se qeveria dhe ministria përkatëse do të kenë mirëkuptim që të zbuten këto humbje të jashtëzakonshme, që i ka pas sporti, sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që lidhen me sportin. Dhe ky reagim mbase vjen natyrshëm si rezultat i mospasjes së ndonjë solucioni fatlum dhe konsideroj se do ti ketë parasysh këto edhe qeveria e Republikës së Kosovës edhe Ministria e Shëndetësisë, por edhe grupet tjera që ndihmojnë që të merren këto vendime që po mirren”.

Ndërsa , kryetari i FBK-së Fetahu e arsyeton reagimin e basketbollistëve duke shpresuar se Qeveria e Kosovës do t’i përmbush premtimet për ndihmë sportistëve kosovar

S’kam si mos ti përkrahi ata për pakënaqsinë të cilën e kanë shfaqur, pasiqë të pakënaqur me këtë situatë që është krijuar, kemi qenë edhe ne. Unë e di që shumë prej atyre djemve që e kanë nënshkruar ose kanë qene pjesë e kësaj kërkese, varen nga basketbolli, jetojnë nga basketbolli dhe nuk është e lehtë që për 8 muaj të plotë tashmë, veç të jetohet pa mjete, pa të hyra, pa para. Edhe pa përkrahje nga shteti dhe për këtë arsyje ne si federatë, kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për tu siguruar që ai fondi emergjent, apo fondi i konsolidimit dhe daljes nga kjo krizë, për sportistët të jetë i disbursuar sa më shpejtë dhe sa më mirë që të jetë e mundur. Ne kemi garanci që memorandumin për këtë do ta nënshkruajmë këtë javë, ndërsa do të disbursohen deri në fund të muajit, kështuqë për këtë pjesë të përkrahjes për sportistë, jemi në rregull”.

Krejt në fund, lidhur me bojkotin e mundshëm të basketbollistëve dhe mos paraqitjen për Përfaqësuesen e Kosovës , njeriu i parë i basketbollit kosovar shpreson që një gjë e tillë të mos ndodh për shkak se sanksionet nga FIBA do të ishin të mëdha.

Ndërsa për atë që është thënë qe edhe ndoshta nuk do i përgjigjen ftesës së Kosovës ne rast se ndonjë gjë e tillë ndodhë. Unë e kuptoj pezmin e tyre, e kuptoj pakënaqesinë tyre dhe i përkrah në këtë që po e bëjnë ata për vete, për të mbrojtur interesat e veta, sepse po i mbrojnë edhe interesat e basketbollit me kte, por unë nuk besoj fare se një gjë e tillë do të mund të ndodhte prej këtyre djemëve që në të kaluarën e kanë dhënë edhe atomin e fundit të energjisë edhe kanë qitur djersë dhe gjak në parket dhe këtë nuk e besoj kurrë, se do ti thojnë jo, përfaqësimit të vendit të tyre. Ajo që duhet të thënë, eshte se ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për tu përfaqësu sa më mirë pas dy javësh dhe nuk do të doja fare që as të kemi si ide, mbylljen e basketbollit gjatë javëve në vijim, ne çka do të bëjmë si federate, është se ne do të garantojmë, ashtu siç kemi garantu që pë r të gjitha këto gara të cilat i zhvillojmë në nivel të seniorëve do ti ndërmarrim të gjitha masat parandaluese dhe mbrojtëse. Do ti përmbahemi udhëzuesve dhe manualeve të cilat i ka krijuar edhe qeveria edhe FIBA edhe ato të cilat ne vet i kemi miratuar i kemi inkorporuar nën-manualet e anti-covid-it të qeverisë dhe t’ju përmbahemi në tërësi dhe veç na mbetet, që të shpresojmë se do të shkojmë në Sllovaki me ekipin më të mirë dhe më të shëndosh që mund ta kemi”, u shpreh i bindur, kreu i FBK-së.

Në fund të nëntorit, Kosova do të zhvilloj ndeshjet Para-Kualifikuese për Botërorin 2023 në Bratislavë.

Me vendimin e FIBA Evropës, kryeqyteti i Sllovakisë është zgjedhur nikoqirë i të gjitha ndeshjeve parakualifikuese të Grupit B.

Me 26 nëntor, Kosova përballet me nikoqiren Sllovakinë dhe dy ditë më vonë, me 28 nëntor pikërisht për Ditën e Flamurit e pret dueli me Islandën.

Ua rikujtojmë se aktualisht  Kosova është lidere e grupit me 2 fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.