Basketboll

VASHAT E VËLLAZNIMIT VAZHDOJNË SHKËLQIMIN, MPOSHTIN EDHE PENZËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit në konkurencën e femrave e ka arritur edhe fitoren e radhës në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Vashat gjakovare kanë triumfuar si vendase, ndaj Penzës me rezultat të përgjithshëm, 82-59, duke vazhduar serinë pa humbje në stinorin 2020/21.

Dy amerikanet e skuadrës, ishin lojtaret më të dalluara në fitoren e Vëllaznimit sonte: Ravena Baker me double-double 32 pikë e 16 kërcime, Sarah Mgbeike me triple-double senzacional, 27 pikë, 23 kërcime e 10 bllokada, si dhe Rina Hoda me 15 pikë.

Tek Penza s’mjaftuan për fitore, Valbona Bytyqi me 26 pikë e 12 kërcime dhe Melita Luci me 12 pikë e 10 kërcime.

Vëllaznimi tash ka 3 fitore nga po aq ndeshje të luajtura, ndërsa Penza, tash ka 1 fitore e 2 disfata.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.