Basketboll

PONTE PRIZRENI FITON PËRBALLJEN DRAMATIKE NDAJ RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka fituar derbin ditës së sotme në Superligën e Kosovës, ndaj Rahovecit në ”Mizahir Isma”.

Ponte Prizreni ka arritur të triumfojë si mysafire e skuadrës së Rahovecit, por vetëm pas vazhdimeve, 77-82, kjo pasiqë koha e rregullt e ndeshjes u mbyll baraz, 75-75.

Sfida nisi që në start me baraspeshë, me Ponte Prizrenin që mbylli çerekun e parë në +4(18-22). Ndërsa në çerekun e dytë, Rahoveci arriti të gjendet më mirë në parket dhe përpos që fitoi këtë periodë, 26-17, arriti të shkojë në pushimin mes pjesëve me +5(44-39).

Në pjesën e dytë, skuadrat vazhduan me lojën e fortë, duke luajtur shumë ngushtë në rezultat dhe këtë periodë e fitoi minimalisht Ponte Prizreni(22-23), por pa arritur që të kalojë në epërsi(ç3 – 66-62). Për ta fituar ndeshjen, Ponte Prizrenit ju deshtë që ta fitonte çerekun e katërt dhe këtë krejtësisht nuk e bëri, pasiqë e fitoi periodën e katërt por jo mjaftueshëm për fitore(9-13), duke e dërguar ndeshjen në vazhdime, kjo pasiqë koha e rregullt u mbyll baraz, 75-75. E në vazhdime, skuadra e Ponte Prizrenit u tregua më e vëmendshme sesa Rahoveci dhe e fitoi takimin me meritë me +5 pikë diferencë, 77-82.

Individët më të dalluar në fitoren e Ponte Prizrenit sonte ishin, Arti Hajdari e transferi i ri Xavier Cannefax, që realizuan nga 20 pikë secili, Ty Nichols me 19 pikë, Josh Martin me double-double monstruoz, 12 pikë e plotë 25 kërcime, si dhe Urim Zenelaj poashtu me double-double, 11 pikë e 12 kërcime.

Tek Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Isaiah Traylor me 26 pikë, Alban Veseli me double-double, 17 pikë e 12 kërcime, Amadi Ikpeze poashtu me double-double, 14 pikë e 21 kërcime, si dhe Marvin Jones me 13 pikë.

Tashmë të dyja skuadrat kanë nga 2 fitore e 2 humbje.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.