Basketboll

PONTE PRIZRENI LIRON NJËRIN NGA LOJTARËT E HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka liruar nga ekipi, një nga transferet e huaja që e kishte transferuar gjatë merkatos verore.

Prizrenasit kanë njoftuar sot, se kanë liruar nga skuadra pllejmejkerin amerikan, Justin Jones me marrëveshje të dyanshme, për të cilin ndihen falenderues për kontributin që e dha për skuadrën.

Me marrëveshje të dyanshme është shkëputur bashkëpunimi me amerikanin, Justin Jones. Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e prizrenasve.
Të kujtojmë se Ponte Prizreni, para pak ditëve e zyrtarizoi në skuadër, përforcimin Xavier Cannefaxx dhe me të numri i lojtarëve të huaj, mbetet përsëri në tre.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.