Basketboll

BAYERNI TRIUMFON NË PËRBALLJEN E VËSHTIRË NDAJ VALENCIAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bayerni i Mynihut e ka realizuar një fitore të vështirë, por tejet të rëndësishme sonte në Euroligë.

Ekipi i italianit, Andrea Trinchierit ka triumfuar si vendas ndaj Valencia Basketit me rezultat, 90-79.

Më të merituarit për këtë fitore të Bayernit sonte ishin, Vladimir Lucic me 22 pikë e Paul Zipser me 20 sosh.

Në anën tjetër, tek Valencia s’mjaftuan për fitore, Klemen Prepelic me 18 pikë e Bojan Dubljevic me 12 sosh.

Në duelet e tjera të mbrëmjes, Reali mposhti Zvezdën, 67-73, Efesi mposhti Panathinaikosin, 77-80 dgeLyoni u mposht si vendas nga Zeniti me rezultat, 53-66.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.