Basketboll

SHTYHET DUELI I SË DIELËS, PRIZRENI – PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e vikendit ndërmjet, Ponte Prizrenit dhe Prishtinës e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës është shtyer për një termin tjetër.

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar se ndeshja e xhiros së V-të e Prince Caffe Superliga e Kosovës në mes KB Ponte Prizreni vs KB Sigal Prishtina nuk do të zhvillohet në terminin e caktuar më herët. Për datën dhe kohën e zhvillimit të ndeshjes në njoftim thuhet se do palët do të njoftohen me kohë.

Prizreni-Prishtina është dashur të takohen të dielën nga ora 13:30, por siç ka mësuar AsistiOnline.com, shtyerja ka ndodhur me kërkesën e KB Prishtinës, pasiqë klubi i tyre nuk i ka pranuar ende rezltatet nga testimet për covid-19.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.