Basketboll

XHIRO E PESTË E SUPERLIGËS, HAPET SOT NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Duke filluar nga sot do të zhvillohet xhiroja e pestë në Prince Caffe Superligën e Kosovës. Ndeshjet do të zhvillohen në termine jo shumë të zakonshme në basketboll, megjithatë kjo është bërë, duke respektuar masat nga Qeveria e Kosovës.

Bashkimi-Rahoveci është ndeshja e parë e xhiros dhe pritet të zhvillohet një takim tejet interesant mes këtyre dy skuadrave. Deri tani, prizrenasit kanë një fitore dhe dy humbje deri më tani, kurse ‘Vreshtarët’ kanë dy fitore dhe dy humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 5

E shtunë

16:00 Bashkimi – Rahoveci

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.