EDONI S’NDALET ME PERFORMANCAT FANTASTIKE NË LIGËN BALTIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni e ka bërë edhe një paraqitje fantastike në Ligën Baltike me ekipin estonez, ku po luan sivjet ”Parnu”.
Skuadra e ”Parnu” triumfoi sonte si vendase ndaj Tal Tech-it me rezultat, 77-69 dhe kështu arriti fitoren e shtatë sezonale, karshi dy disfatave në kte garë.
Edhe në këtë sfidë, Edon Maxhuni kishte rol kyç në fitoren e ekipit estonez, duke startuar nga fillimi dhe për 30 minuta lojë, shënoi 14 pikë, asistoi 3 herë dhe bëri 3 vjedhje topash.
Të kujtojmë se basketbollisti me nënshtetësi finlandeze dhe prejardhje nga Kosova, sivjet është nga lojtarët më të dalluar në Ligën Baltike mes Estonisë dhe Letonisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.