Basketboll

SOT PËRBALLJE SHUMË INTERESANTE E SUPERLIGËS NË MESDITË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë kësaj fundjave është zhvilluar një ndeshje e xhiros së pestë të Superligës e një tjetër zhvillohet sot.

Bëhet fjalë për sfidën në mes të Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Therandasit kanë dy fitore dhe një humbje, kurse e kundërta është te skuadra kuqezi që ka një fitore dhe tri humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 5

E dielë

13:30 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

 

Komentet janë të mbyllura.