Basketboll

EKSKLUZIVE: DY ARDHJE TË REJA NË PËRFAQËSUESEN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës, sot njoftoi se ka shtyer dy xhirot e radhës në Superligën e meshkujve, për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës(A).

Përfaqësuesja e Kosovës, këtë muaj i luan ndeshjet e veta para-kualifikuese për Kupën e Botës 2023, ku do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën, më 26, përkatësisht 28 nëntor.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se në listën e gjerë të selektorit, Christos Marmarinos janë përzgjedhur edhe dy emra të rinjë, për dallim nga ndeshjet e fundit të ekipit kombëtar.

Bëhet fjalë për Musab Malën e Bashkimit dhe Arian Qallakun e Sigal Prishtinës. Në fakt, Musab Mala për herë të parë, do të jetë në grumbullim me Përfaqësuesen e Kosovës A, ndërsa Qallaku ka qenë edhe vite më parë me fanelën e shtetit tonë, por që në ndeshjet e fundit nuk ishte ftuar.

Për listën e gjerë, komplete të Kosovës, AsistiOnline.com do t’ju informojë shumë shpejtë.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.