Basketboll

EFESI RIKTHEHET TEK FITORET, DEMOLON KHIMKIN NË RUSI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas humbjes së dhimbshme të së martës në shtëpi, Anadolu Efesi shpejtë e ka rimarrë veten dhe ka arritur fitore tejet të madhe në udhëtim në Rusi.

Ekipi i drejtuar nga turku, Ergin Ataman ka triumuar në udhëtim tek Khimki i Moskës me rezultat të përgjithshëm dhe të thellë, 77-105.

Kroati, Krunoslav Simon me 24 pikë dhe Shane Larkin me 20 sosh, ishin dy individët më të dalluar në këtë fitore të turqve nga Stambolli.

Tek Khimki s’mjaftuan për fitore, Jannis Tima e Jordan Mickey me nga 13 pikë.

Pas këtij triumfi, Efesi gjendet në pozitën e 6-të me 5 fitore e 4 disfata. Në anën tjetër, Khimki i Moskës bie në pozitën e parafundit me vetëm 2 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.