Basketboll

PENZA MPOSHT TREPÇËN DHE NGJITET NË POZITËN E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës e ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e femrave.

Vashat pejane, kanë arritur të triumfojnë ndaj atyre mitrovicase me rezultat final, 57-43.

Lojtaret më të dlaluara në triumfin e Penzës sot ishin, Valbona Bytyqi e Ermelinda Gjukaj me nga 15 pikë, si dhe Melita Luci me 8 sosh.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, Lorena Haxha me 14 pikë e Arta Mustafa me 10 sosh.

Pas xhiros së pestë, Penza tash ka 2 fitore e 2 humbje, 1 ndeshje më pak dhe ngjitet në pozitën e tretë në tabelë. Ndërsa, Trepça ka 1 fitore e 4 disfata dhe gjendet në pozitën e katërt përkohësisht.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.