Basketboll

DRITA MPOSHT THELLË FERONIKELIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Drita e Gjilanit e ka arritur edhe një fitore të thellë në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e parë të Kosovës.

Ekipi i Dritës ka triumfuar në udhëtim tek Feronikeli në Drenas me rezultat të thellë, 84-113.

Lojtarët më të dalluar në triumfin e Dritës sot ishin, Erhan Sholla me 21 pikë, Bardh Jakupi me 18 pikë, Gent Shala me 17 pikë, Rinor Ahmeti me 16 pikë, si dhe Qëndrim Demi e Milaim Jetishi me nga 11 sosh.

Tek Nikli më i dalluari ishte Engull Sollova me plotë 38 pikë e 12 asiste, Albin Rexhepi me 14 pikë, Fisnik Hoti me 12 pikë e Valdet Shala me 10 sosh.

Pas xhiros së gjashtë, Drita merr përkohësisht vendin e parë në Ligën e parë me 11 pikë, 5 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Feronikeli pësoi edhe disfatën e 4, karshi vetëm 1 fitore dhe pozicionohet në pozitën e tetë me 6 pikë e me 1 ndeshje më pak.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.