Basketboll

19 VJEÇARI NGA KOSOVA QË SYNON BUNDESLIGËN AUSTRIAKE ME ”SWARCO RAIDERS”

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët me prejardhje nga Kosova, çdo ditë e më shumë po dalin në pah, nëpër ligat evropiane dhe botërore.

 

I tillë është edhe rasti i Leart Peranit dhe në bazë të mbiemrit, me të drejtë mund t’ju shkojë mendja se është i afërm me ish-basketbollistin e suksesshëm kosovar, Vllaznim Perani e në fakt ashtu edhe është, Learti është i biri i Vllaznimit, që me sukses po luan në Bundesliga 2 të Austrisë.

 

Perani është një basketbollist i ri dhe shumë i talentuar i cili premton shumë në të ardhmen, i lindur në Austri, por duke mos e harruar asnjëherë vendlindjen e tij, Kosovën.

 

 

Edhe pse vetëm 19 vjeç, Learti po luan me skuadrën nga Bundesliga 2 në Austri, ”Swarco Raideris” dhe për moshën që ka lavdërohet shumë nga trajnerët e skuadrës së parë.

 

Vlen të ceket se Learti, luan në pozitat 2/3 dhe dallohet për lojën e shpejtë, të fuqishme dhe mbrojtjen agresive që e aplikon.

 

Shpresojmë që Leartin, shpejtë ta shohim edhe me fanelën e Kosovës, pasiqë është një talent i cili premton shumë.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.