Under Header

spot_img

BASHKIMI TRANSFERON LOJTARIN E KOMBËTARES SHQIPTARE

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një basketbollist nga Shqipëria, është transferuar në njërën nga skuadrat e Superligës së Kosovës.

Bëhet fjalë për basketbollistin, Juljan Hamati që është transferuar tek skuadra e Bashkimit, ka njoftuar sonte vetë ekipi nga Prizreni.

 

 

Hamati është 199 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e alos. Ai më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Kamza Basket, Teuta dhe Vllaznia.

 

 

28 vjeçari së fundi ka treguar paraqitje të mira edhe me Shqipërinë në parakualifikimet për Eurobasket 2023, duke luajtur me 13.5 pikë e 2.5 kërcime në dy ndeshjet e fundit të nëntorit.

 

 

Hamati ka nënshtetësi të Shqipërisë dhe sipas Propozicionit të Garave për edicionin 2020/21 të FBK-së, do ta ketë statusin e lojtarit vendor në skuadrën prizrenase.

 

 

/AsistiOnline.com/

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds