DRITA MPOSHT ISTOGUN ME FINISH DRAMATIK
Prishtinë(AsistiOnline) – RC Cola Drita ka arritur ta fitojë me shumë mund, përballjen kryesore të xhiros së tetë, ndaj Istogut në Ligën e parë.
Gjilanasit kanë triumfuar në udhëtim tek Istogu me rezultat maksimalisht të ngushtë, 85-86.
Gjatë tërë kohës, ndeshja ishte tepër e baraspeshuar me herë njërën e herë tjetrën skuadër dhe me Prizrenin që e mbylli çerekun e parë në avantazh minimal, 21-23. Ndërsa çerekun e dytë e fitoi Istogu me vetëm një pikë dallim, 28-27 e pjesa e parë u mbyll me rezultat, 49-50.
Në pjesën e dytë, vazhdoi lufta e skuadrave, duke bërë që të dyja periodat e fundit të mbyllen baraz(19-19, 17-17) dhe fituesin e përcaktoi perioda e parë e ndeshjes, që Drita e kishte fituar me dy pikë avantazh. Vlen të ceket se Istogu e kishte rastin që ta fitoj ndeshjen në fund, por Nderim Januzaj u tregua i pasaktë në tentimet e tij dhe triumfi ju takoi mysafirëve.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Dritës sonte, Rinor Ahmeti(26), Qëndrim Demi(19), Gent Shala me double-double(13pk, 22krc) dhe Bardh Jakupi poashtu me double-double(15pk, 10krc).
Tek Istogu me lojë të mirë u dalluan, Mirlind Zekaj me 26 pikë, Diamant Shabani me 25 pikë dhe Dardan Maxharraj me 18 pikë.
Pas xhiros së tetë, Drita forcon pozitën e dytë me 15 pikë, 7 fitore e 1 disfatë dhe kështu vazhdon ndjekjen e kreut. Ndërsa, Istogu gjendeti i 4-ti me 12 pikë, 5 fitore, 2 humbje dhe minus një ndeshje.
Në xhiron e fundit të gjysmëstinorit të parë, Drita e pret Vushtrrinë e Istogu i shkon Prishtinës së Re.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.