Basketboll

PRISHTINA RIKTHEHET TE FITORET, TRIUMFON NDAJ PONTE PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka arritur një fitore shumë të vështirë, por njëkohësisht edhe shumë të rëndësishme në Superligën e Kosovës.

Ekipi kryeqytetas i prirë nga trajneri perspektiv, Andin Rashica, ka triumfuar në udhëtim te Ponte Prizreni me rezultat të përgjithshëm, 85-89.

Ishte skuadra vendase e Ponte Prizrenit, ajo që e nisi më mirë këtë sfidë, duke e fituar periodën e parë, 21-15, por prishtinasit u këndellën menjëherë në atë të dytë dhe e fituan bindshëm, 14-28, për të shkuar në pushim me epërsi, 35-43.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë e fortë me Ponte Prizrenin që arriti ta fitojë çerekun e tretë, 28-24, ndërsa në periodën e fundit, skuadrat luajtën baraz, 22-22, por që Ponte Prizrenit i kushtoi me humbje, minusi i madh nga çereku i dytë dhe në fund, Prishtina arriti fitore të merituar.

Lojtarët më të dalluar në këtë fitore të Prishtinës sonte ishin, Fisnik Rugova me double-double(28pk, 10krc), Arian Qallaku me 25 pikë, Edmond Azemi me 20 pikë e Atik Koshi me 12 sosh.

Tek Ponte Prizreni me lojë të mirë u dalluan, Ty Nichols me 22 pikë, Josh Martin me 20 pikë e Urim Zenelaj me 18 pikë.

Me këtë tirumf, Prishtina ngjitet në kuotën e 7 pikëve në vendin e 6-të me 2 fitore e 3 humbje. Ndërsa, bilanc të njejtë ka edhe Ponte Prizreni me 2 fitore e 3 humbje, por që gjendet në pozitën e 4-të poashtu me 7 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.