MBYLLEN NDESHJET E MBETURA, PEJA LIDERE E SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit, të mbetura nga xhiro e pestë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Bëhet fjalë për sfidat, Trepça-Peja dhe Ponte Prizreni-Prishtina, që ishin shtyer si pasojë e paraqitjes së COVID-19, tek disa prej skuadrave, por kjo mbetet vetëm e kaluar, ngase skuadrat kosovare së paku aktualisht, tashmë janë pastruar nga ky virus.
Në duelin e së shtunës, Peja mposhti në udhëtim Trepçën, 58-72 dhe kështu e konfirmoi formën e lartë nëpër të cilën po kalon ekipi pejan, duke mbetur si ekipi i vetëm i pamposhtur në elitën e basketbollit kosovar.
Në anën tjetër, dje Prishtina mposhti poashtu në udhëtim, Ponte Prizrenin me rezultat të ngushtë, 85-89, duke u rikthyer tek fitoret, pas dy disfatave radhazi dhe kështu tregoi se mbetet ”arrë” e fortë për ekipet edhe pse me lojtarë 100% vendorë.
Pas xhiros së pestë në elitën kosovare të basketbollit për meshkuj, tabela duket kështu:
1.Peja 10 pikë
2.Ylli 9 pikë
3.Rahoveci 8 pikë
4.Ponte Prizreni 7 pikë
5.Trepça 7 pikë
6.Sigal Prishtina 7 pikë
7.Bashkimi 6 pikë
8.Vëllaznimi 6 pikë
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.