Basketboll

RAHOVECI FITON PËRBALLJEN DRAMATIKE NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka fituar përballjen e ngushtë dhe dramatike ndaj Trepçës e zhvilluar sonte në Palestrën ”Mizahir Isma”.

”Vreshtarët” kanë arritur të mposhtin Trepçën sonte me shumë telashe dhe atë vetëm në sekondat e -fundit, 81-78, pasiqë rrjedha e sfidës vazhdimisht ishte shumë e ngushtë.

Mysafirët nga Mitrovica e fituan çerekun e parë me katër pikë dallim, 15-19, por reagimi i Rahovecit ishte i shpejtë, sepse ekipi i Bujar Locit u rikthye në lojë furishëm dhe fitoi bindshëm çerekun e dytë, 28-14, dhe e mbylli pjesën e parë me +10 pikë(43-33).

Në pjesën e dytë, Trepça përsëri aplikoi lojë të fortë dhe arriti ti fitojë çerekët e fundit(17-23, 21-22), por jo mjaftueshëm, sepse deficiti nga humbja e çerekut të dytë me rezultat të thellë, bëri që vendasit ti gëzohen fitores në sekondat e fundit e vlen të ceket se në sekondët e fundit, Kalin Fisher i Trepçës e kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin, por u tregua i pasaktë nga pozita për tre pikë.

4 basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Rahovecit sonte, Isaiah Traylor me 25 pikë, Marvin Jones me 22 pikë, Alban Veseli me 16 pikë dhe Amadi Ikpeze me 11 sosh.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, Kalin Fisher me 24 pikë, Mojeed Ewuosho me 17 pikë, Devin Haygood me 14 pikë e Burim Zekiqi me 13 sosh.

Tani Rahoveci ka 4 fitore e 2 humbje dhe barazohet me nga 10 pikë me Yllin, por këta të fundit kanë koshdallim më të mirë dhe përkundër disfatës nga Peja, mbajnë pozitën e dytë. E Trepça tash ka 8 pikë dhe mbetet në pozitën e pestë me 2 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.