KBF BASHKIMI RIKTHEHET SHPEJTË TE FITORET
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit në Superligën e Kosovës te femrat, është këndellur shpejtë nga humbja e së hënës nga Prishtina.
Vashat prizrenase kanë triumfuar ndaj Kastriotit të Ferizajit me rezultat të përgjithshëm, 58-94, në një ndeshje shumë interesante në pjesën e parë(39-45), por në pjesën e dytë, ekipi i prirë nga Fabian Guka tregoi fytyrën e vërtetë dhe arriti fitore të merituar.
Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sot: Diedona Halitaj(18), Jaleesa Avery(17), Lejzae Davidson(15) e Jeta Zeka(12).
Tek Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Amani Alexander me 24 pikë e Agnesa Rrahmani me 16 sosh.
Pas xhiros së 9-të, Bashkimi rikthehet në krye me 17 pikë të grumbulluara, 8 fitore dhe 1 humbje. Ndërsa, Kastrioti mbetet i fundit me 9 pikë, 1 fitore e 8 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.