Basketboll

KONJUHI ME REKORD PERSONAL PËR NJË NDESHJE NË SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti i ri me prejardhje nga Kosova, Arlind Konjuhi që po luan me shumë sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi ka thyer rekord personal për pikë të shënuara në një ndeshje.

14 vjecari që prindërit i ka nga Komuna e Vushtrrisë, në një ndeshje të zhvilluar me skuadrën e tij së fundmi ka qenë i hatashëm, sikurse në aspektin individual ashtu edhe në atë ekipor.

Skuadra e Arlindit, e ka fituar përballjen ndaj kundërshtarit me tre pikë dallim, 52-49 dhe si zakonisht Arlindi ka qenë më i merituari në këtë fitore, pasi ka shënuar plotë 38 pikë, mbi 80% të pikëve të skuadrës së tij dhe vlen të theksohet se me këtë paraqitje, ai ka thyer edhe rekordin personal, për faktin se më herët rekordi i tij me pikë të shënuara për një ndeshje, ishte 35 pikë, ndërsa në këtë ndeshje e rriti atë në 38 pikë dhe sigurisht që kjo është një motiv shtesë për të, që të vazhdojë edhe më tutje me lojëra të mira dhe në të ardhmen ta shohim në nivelet më të larta të basketbollit.

Me të vërtetë, basketbollisti me prejardhje nga Kosova, po shkëlqen me lojërat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka edhe po i impresionon trajnerët e atjeshëm. Shpresojmë dhe besojmë që në të ardhmen, ky lojtar do ti mbrojë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës dhe dëshirën për një gjë të tillë, Arlindi e ka konfirmuar edhe në një intervistë dhënë AsistiOnline.com ditë më parë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.