Basketboll

DITA NISË ME PËRBALLJE INTERESANTE NË MITROVICË

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe dita e dytë e xhiros së shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt, pritet të jetë tejet interesante.

Në ndeshjen e parë të ditës, takohen Trepça dhe Ponte Prizreni.  Mitrovicasit deri tani kanë dy fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit tri fitore dhe tri humbje në gjashtë duele të zhvilluara.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 7

E diel

15:00 Trepça – Ponte Prizreni

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.