Basketboll

ZYRTARE: FETAHU RIZGJIDHET KRYETAR I FBK-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Arben Fetahu edhe zyrtarisht do të jetë kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe për një të mandat të ri katërvjeçar, raporton AsistiOnline.com

Me shumicë votash, delegatët e Kuvendit zgjedhor të FBK-së, para pak çasteve e kanë votuar kandidaturën e të nominuarit për kreun e FBK-së, Arben Fetahu për mandatin e ri katërvjeçar dhe kështu Fetahu do ti prijë institucionit më të lartë të basketbollit në Kosovë për një mandat të plotë.

Fetahu ka qenë edhe kryetar aktual i FBK-së, ndërsa ishte kandidati i vetëm që arriti të ketë nominimet e nevojshme nga klubet e basketbollit, për të kandiduar për postin e të parit të FBK-së.

Detajet nga Kuvendi i sotëm zgjedhor i FBK-së, pas pak…

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.