PAS ARDHJES SË ROBINSON, BASHKIMI LIRON NJË TË HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ardhjen e transferit të ri, K.J. Robinson, skuadra e Bashkimit e ka liruar njërin nga lojtarët e huaj.
Prizrenasist kanë ndërprerë bashkëpunimin me fundorin malazez, Nikola Vukçeviç me marrëveshje të dyanshme, të cilin e kanë falenderuar për kontributin e deritanishëm, duke i dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.
Në 9 ndeshje të zhvilluara me Bashkimin, 23 vjeçari ka pasur mesatare prej, 14.3 pikëve, 3.0 kërcime e 1.8 asiste për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.