Basketboll

RAHOVECI MPOSHT PRISHTINËN, NGJITET NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka fituar njërën ndër përballjet kryesore të xhiros së dhjetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës, ndaj Sigal Prishtinës.

‘Vreshtarët’ kanë triumfuar në udhëtim tek Prishtina me rezultat tejet të ngushtë, 81-88, duke treguar edhe njëherë se sivjet janë ‘arrë’ e fortë për çdo skuadër.

Mysafirët nga Rahoveci i fituan tri periodat e para të ndeshjes sonte(12-20, 12-17, 25-27), ndërsa në periodën e fundit, Prishtina u këndell duke e fituar tejet bindshëm(32-24), por jo mjaftueshëm, sa për ta rrezikuar fitoren e Rahovecit dhe në fund, fitores iu gëzua ekipi i Bujar Locit.

Basketbollistët më të dalluar në fitoren e Rahovecit sot ishin: Isaiah Traylor me 28 pikë, Marvin Jones me 24 pikë dhe Alban Veseli me 14 sosh.

Te Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Fisnik Rugova me 22 pikë, Daniel Lekndreaj me 20 pikë e Arian Qallaku me 10 sosh.

Pas xhiros së dhjetë, Rahoveci bëhet së paku deri nesër lider i Superligës me 18 pikë, 8 fitore e 2 humbje. Përderisa, Prishtina është e 6-ta me me 13 pikë, 3 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.