Basketboll

PRIZRENI APO RAHOVECI DO TË MPOSHTEN SONTE, PAS SERIVE FANTASTIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt, mbyllet sonte me një super-ndeshje në program.

Bëhet fjalë për takimin më interesant të xhiros, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që janë në një seri të fitoreve, pesë, përkatësisht gjashtë radhazi. Prizrenasit kanë shtatë fitore dhe tri humbje, kurse Vreshtarët tetë fitore dhe dy humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion si dhe Klan Kosova, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Xhiroja 11

E dielë

17:00, Ponte Prizreni – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.