Basketboll

SFIDA E DYTË E DITËS NË ”SHANI NUSHI” TË GJAKOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e dytë e xhiros së 12-të në elitën e basketbollit kosovar, zhvillohet në Palestrën simpatike, ”Shani Nushi” në Gjakovë.

Bëhet fjalë për sfidën ku do të përballen, Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe shtatë humbje, derisa therandasit gjashtë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një takim interesant.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 12
E martë:
15:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.