YLLI VAZHDON SHKËLQIMIN NËN-DREJTIMIN E GEZERIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli sonte e ka arritur fitoren e tretë me radhë në Superligën e Kosovë në Basketboll në stinorin 2020/21.
Ekipi nga Theranda ka triumfuar në Gjakovë, ndaj Vëllaznimit me rezultat të përgjithshëm, 72-93 dhe kështu ka vazhduar serinë pozitive të fitoreve, që nga ardhja e kryetrajnerit të ri, Fatih Gezer.
Sa i përket rrjedhës së sfidës, ishte ekipi i Yllit ai që e kishte avantazhin në anën e vet, përgjatë gjithë sfidës(13-22, 19-28, 23-17, 17-26) edhe pse Vëllaznimi e ndjeki rezultatin vazhdimisht, skuadra nga Theranda vetëm në dhjetë minutëshin e fundit arriti të shkëputej në rezultat dhe me meritë iu gëzua fitores së radhës.
Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sot, Cody John(20), Valon Bunjaku me double-double(17pk, 11ast), Rilind Krasniqi e Demetris Morant(14) dhe Arber Berisha(10).
Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Devante Jackson me 27 pikë, Christopher Hortman që ishte afër triple-double’it(18pk, 14krc, 9ast, 2tvj) e Cedric Council me 18 pikë e 9 kërcime.
Pas xhiros së 12-të, Ylli e mbyll vitin 2020 me fitore dhe në pozitën e tretë me 19 pikë, 7 fitore e 5 humbje. Përderisa, Vëllanzimi i 6-ti me 16 pikë, 8 humbje e 4 fitore.
Pas kësaj xhiroje, skuadrat shkojnë në pushim deri më 6 janar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.