Basketboll

XHIROJA MBYLLET ME DERBIN E VJETËR NË ”KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 12-të e Superligës së Kosovës, mbyllet sot me një ndeshje shumë interesante që do të zhvillohet në ”Karagaç” të Pejës.

Peja-Trepça është sfida e fundit e kësaj xhiro. Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë një ndeshje të bukur të mërkurën. Pejanët kanë shtatë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe nëntë humbje, duke qenë skuadra e fundit për momentin në renditje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 12

E mërkurë:
15:00 Peja – Trepça.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.