Basketboll

MBYLLET VITI 2020 NË SUPERLIGËN E KOSOVËS, SUPERLIGA NË PUSHIM 1 JAVOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Me xhiron e 12-të që u luajt gjatë kësaj mesjave, është përmbyllur viti 2020 në Superligën e Kosovës në Basketboll te meshkujt.

Gjatë xhiros së 12, janë zhvilluar 4 takime, të martën dhe të mërkurën.

Të martën, Ponte Prizreni arriti fitoren e shtatë radhazi, duke mposhtur kësaj radhe në kryeqytet Sigal Prishtinën, në një ndeshje tejet interesante. Përderisa në Gjakovë, Golden Eagle Ylli arriti fitoren e radhës nën-drejtimin e trajnerit turk, Fatih Gezer.

Të mërkurën, Rahoveci mposhti Bashkimin me përmbysje në pjesën e dytë. E Peja në ”Karagaç”, fitoi derbin e vjetër ndaj Trepçës.

Pas kësaj xhiroje, skuadrat shkojnë në pushim 1 javor, deri më 6 janar.
——————————————————————————————————————————————————————

Java 12
Vëllaznimi : Golden Eagle Ylli 72 : 93
Sigal Prishtina : Ponte Prizreni 70 : 80
Rahoveci : Bashkimi 81 : 74
Peja : Trepça 74 : 64

——————————————————————————————————————————————————————

Tabela pas xhiros së 12-të:

1.Rahoveci              21 pikë

2.Ponte Prizreni     21 pikë

3.Peja                      20 pikë

4.Ylli                         19 pikë

5.Bashkimi              18 pikë

6.Vëllaznimi            16 pikë

7.Prishtina               15 pikë

8.Trepça                   14 pikë

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.