Basketboll

TRANSFERI I RI I THERANDASVE, VËLLA I YLLIT TË EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) –  Një kuriozitet për të gjithë ju që jeni të interesuar ta dini, për transferin e ri të Yllit, Mitchell Wilbekin.
 
Basketbollisti i ri i Yllit, Mitchell Wilbekin nga Florida e SHBA-ve, është vëllau i vogël i yllit të basketbollit në Evropë në vitet e fundit, Scottie Wilbekin.
 
Scottie në 5 vitet e fundit, luan në basketbollin evropian dhe aktualisht paraqitet për skuadrën izraelite, Maccabi Tel Aviv e cila garon suksesshëm në Euroligë dhe tek të cilët, ai është lojtari kryesor që nga viti 2018. Në po të njëjtin vit, Scottie poashtu është natyralizuar nga Kombëtarja e Turqisë tek të cilët ftohet dhe luan rregullisht.
 

Vlen të ceket se basketbollisti i ri i therandasve, përpos Scotties, ka edhe një vëlla tjetër, Andrew Wilbekin dhe i cili poashtu merret me basketboll, sikurse dy vëllezërit e tij më të mëdhenjë.

Në fotografinë që e ka siguruar ekskluzivisht AsistiOnline.com e vendosur në ballinën e lajmit shihen vëllezërit Wilbekin, nga e majta në këmbë, Andrew, në mes të fotografisë i vendosur në këmbë, transferi i Yllit, Mitchell dhe poshtë i ulur në karrige, ylli i Euroligës, Scottie Wilbekin.

 

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.