TREPÇA PREZANTON 4 PËRFORCIMET E FUNDIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më të mëdha në Kosovë, Trepça e Mitrovicës, po synon që ta rikthejë namin e dikurshëm që kishte në basketbollin e Kosovës.
Në fillim të sezonit, klubi mitrovicas u bë me struktura udhëheqëse të reja dhe tash synohet që fillimisht klubi të këndellet nga pozita e fundit në tabelë e më pas të kërkohen edhe trofetë.
Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e klubit në Facebook, ka prezantuar përforcimet e bëra së fundmi të cilat pritet ti ndihmojnë shumë në arritjen e objektivave, që klubi ‘xehtar’ ka sivjet.
Përforcimet e fundit të Trepçës janë: Drilon Hajrizi, Erving Walker, Staphon Blair dhe Dillon Smith. Ndërsa skuadrës do ti prijë, trajneri turk, Serhat Sehit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.