Basketboll

GEZER RRËFEHET PËR ASISTIN: ”YLLI NJË KLUB I ORGANIZUAR, PO PUNOJMË PËR TROFE”

Prishtinë(AsistiOnline) – Erdhi në Kosovë me shumë bujë, duke i ngritur në maksimum pritshmëritë e njerëzve të basketbollit në qytetin e Therandës, për faktin se para vetes ka një karrierë të bujshme si trajner në top-skuadra evropiane.

Turku, Fatih Gezer në të kaluarën ka qenë ndihmës trajner i parë tek gjiganti turk, Anadolu Efes dhe të njëjtën detyrë e ka kryer edhe tek gjiganti gjerman, Alba e Berlinit. Ndërsa në stinorin e fundit, trajnoi poashtu tek një skuadër e madhe sikurse Beshiktashi. Dhe tek Ylli synon të ‘instalojë’ filozofinë e fituesit dhe kërkimin e trofeve.

Në lidhje me ardhjen e tij tek një skuadër kosovare, përshtypjet e para për basketbollin dhe shtetin tonë, gjendjen e Yllit momentalisht, largimet dhe transferimet eventuale e shumë detaje të tjera, AsistiOnline.com ka realizuar intervistë ekskluzive me Gezerin dhe ju propozojmë që ta lexoni:

——————————————————————————————————————————————————————

Si keni kontaktuar me një ekip kosovar dhe sa e keni pasur të vështirë të pranoni ofertën e Yllit?

Në fakt, klubi bëri kërkim të thellë për mua, sepse ata kanë kontakte të mira në Turqi. Ata njohin shumë njerëz nga komuniteti dhe federata jonë e basketbollit. Unë jam gjithashtu në ekipin e edukimit në federatën turke, kështu që ata kishin ca burime të mirëinformuara për mua atje. Kur më ofruan punë, unë kam shumë njohuri për këtë rajon, kështu që nuk ishte e vështirë të kontrolloja se si këta njerëz duan të bëjnë një punë të mirë këtu. Dhe për fund, qëllimet tona bëhen bashkë dhe unë e pranoj punën, ishte kjo e gjitha për fillim”, tregon fillimisht trajneri turk.

 

Cilat janë përshtypjet tuaja të para për Kosovën në përgjithësi dhe basketbollin në veçanti?

Siç thashë më parë, unë kam shumë njohuri për këtë rajon. Unë përshtatem drejtpërdrejt me njerëzit dhe Suharekën. Vetëm një gjë e cila nuk më pëlqen, është se këtu njerëzve ju pëlqen të pinë duhan në zona të mbyllura. Ndërsa organizimi dhe basketbolli janë mbi pritjet e mia. Besoj se nëse basketbolli i Kosovës kujdeset më shumë për të përmirësuar disa gjëra, do të jetë një kampionat më i vlefshëm në të ardhmen. Më pëlqejnë shumë lojtarët vendas. Sidomos unë jam me të vërtetë me fat për djemtë e mi, por gjithashtu i respektoj vërtet lojtarët e mi kundërshtarë-vendas. Me përmirësimin e organizimit ata me siguri do të kenë vizion më të mirë dhe do të ekzekutojnë më mirë. Por së pari e gjithë detyra jonë, është të punojmë për rezultate sa më të mira”, thotë 42 vjeçari.

Në çfarë gjendje e gjetët ekipin e Yllit, të përgatitur fizikisht, apo të çorientuar?


E gjej ekipin në formë shumë të mirë. Trajneri i kaluar bëri një punë të shkëlqyeshme këtu, për çka e falenderoj. Për shkak të kësaj lojtarët, kanë reaguar pozitivisht, pasi unë arrita këtu dhe besoj që ritmin do ta ngrisim në vazhdim të kampionatit”.
 

Në tre ndeshjet e para nën udhëheqjen tuaj, Ylli ka arritur po aq fitore. A besoni se mund të vazhdoni kështu? 

Mendimi i vetëm që e di, është se nuk kemi kredi t’ju japim asnjë dhuratë askujt. Me të vërtetë, i respektoj të gjithë kundërshtarët, por ne jemi të koncentuar vetëm tek vetja jonë aktualisht, pasi ta kalojmë këtë periudhë do të kemi kohë edhe për detaje të tjera të rëndësishme”. 

Sa i përket listës së lojtarëve, tani i dini të metat, a keni vendosur të hiqni ndonjë lojtar nga ekipi dhe të keni transferime të reja? 

Nuk dua të humbas asnjë nga lojtarët e mi. Klubi na ndihmon të shtojmë disa lojtarë që kemi nevojë. Kjo është shumë e mirë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në formë më të mirë në stërvitje. Ne kemi nevojë për cilësi totale, kështu që kemi nevojë për të gjithë në ekip. Në këtë minutë të gjithë reagojnë shumë mirë, unë do të doja t’i falënderoja djemtë. Në klubet profesionale transferimi çdo herë është i mundur dhe i hapur”, thotë Gezer.

Cilat janë planet tuaja, për këtë sezon me Yllin dhe besoni se mund ti arrini ato?

Sponzorët dhe qyteti ynë janë të bindur dhe përkrahës të mëdhenjë që ne të luftojmë për titullin. Kjo është vërtet e mirë. Unë nuk dua të jem në një vend, të më pyesësh se a mund të bëjmë, më pak se kaq. Ne duhet të meritojmë të mendojmë për këtë qëllim, dhe pas kësaj do të ketë kohë për tu përqendruar te ajo gjë. Por tani, kjo ide do të na largojë nga përparësitë tona”, tha krejt në fund, Gezer për AsistiOnline.com

Nën-drejtimin e trajnerit, Gezer, Ylli ka 3 fitore nga 3 ndeshje të zhvilluara, përderisa testin kryesor therandasit do ta kenë nesër ndaj Pejës në Therandë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.