Basketboll

BEAL ME 60 PIKË, S’ARRIN TI SHPËTOJË WIZARDS NGA HUMBJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër 60 pikëve të shënuara individualisht, Bradley Beal nuk ka arritur ta shmangë disfatën e ekipit të tij nga Philadelphia.

Kjo e fundit ka arritur të mposht ekipin e Washington Wizards me rezultat të ngushtë, 141-136, në ndeshjen më interesante të natës në NBA.

Joel Embiid me 38 pikë e Seth Curry me 28 sosh, ishin dy lojtarët më të mirë në fitoren e Sixers mbrëmë.

Tek Wizards s’mjaftoi për fitore, performanca e madhe e Beal që realizoi plotë 60 pikë, por as Russell Westbrook që shtoi 20 sosh.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=7NTlLVGWZGc

Komentet janë të mbyllura.